Home Aktualitet Lajme 19 vjeçari e rrah ish të dashurën nga Pallatica duke e kërcënuar...

19 vjeçari e rrah ish të dashurën nga Pallatica duke e kërcënuar të vazhdojë lidhjen

10
0

Nëntëmbëdhjetë vjeçarja R.O. Nga fshati Pallaticë e Tetovës, më datë 09.07.2018 ka denoncuar se rreth orës 18 e 30 minuta, deri sa ka qenë duke shkuar tek shoqja e sajë, në afërsi të shkollës së fshatit, është ndaluar vetura e tipit ,,Pollo,, e drejtuar nga personi N.K. 19-vjeç nga fshati Poroj, me të cilin janë njohur një kohë më të gjatë, dhe të cilit ka pasur për qëllim ti kthej dhuratat e mëhershme.

Sipas sqarimit të R.O., kur është i afruar veturës, N.K. me forcë duke e tërhequr për flokë e ka futur në veturë, pastaj e ka rrahur duke u kërcënuar, se edhe në të ardhmen është e detyruar të jenë bashkë, dhe në një moment ajo ka arritur të dalë nga vetura, e cila ka lëvizur në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, dhe me veturë të një kalimtari të rastit, është kthyer deri në fshatin Zhelinë.Më vonë, N.K. është vetë paraqitur në Stacionin policor në Grupçin, për tu sqaruar lidhur me rastin, dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit./TS/

Previous articleZyrtare: LeBron James kalon në Los Angeles Lakers
Next articleFranc Pres: Maqedonia së shpejti anëtarja e 30-të NATO-s