Home Aktualitet Lajme Ambasadori britanik përshëndetet me Maqedoninë

Ambasadori britanik përshëndetet me Maqedoninë

2
0

Ambasadori britanik në Shkup, Charles Garrett, ka shkruar një letër falënderuese një ditë para se të përfundojë misionin dimlomatik. Ai ka shkruar në blogun e tij personal se nesër do të paketojë valigjet dhe do ta lëshojë Maqedoninë. Ai ka thënë se po e lë Maqedoninë, një vend që ka gjeneruar aq shumë histori në katër vitet e fundit.

“Kam ardhur në maj të vitit 2014 në një vend që dukej se po shkelte bishtin e vet, që sillej në një rreth të mbyllur. Nëse e keni parë ndonjëherë filmin Groundhog Day, ju do të dini se çfarë dua të them. Çdo vit, theksohej se Maqedonia ishte gati për të hapur negociatat me BE … dhe pastaj asgjë nuk ndodhte. Edhe vitin e ardhshëm ndodhte e njëjta gjë. Çdo vit sillte një cikël të ngjashëm me NATO-n. Çdo vit pamë përpjekjet për të kapërcyer hendekun mbi çështjen e emrit. Dhe çdo herë që kaluam këtë cikël, ne të gjithë e humbëm pak besimin tonë në të ardhmen e vendit dhe vendi humbi më shumë energji që duhet të shkonte përpara”, ka shkruar Garret.

Ambasadori britanik ka theksuar se marrëveshja e arritur kohët e fundit për çështjen e emrit përfundimisht hap rrugën që Maqedonia të ecë përpara, për të arritur qëllimet e saj për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE.

“Oh Македонијо! I will not forget you. Embrace your diversity and your potential. Think big and aim high. Се најубаво – ќе се видиме!”, ka shkruar në fund të mesazhit të tij ambasadori britanik./shn/

Previous articleE brente ndërgjegjja për 44 vite: Amerikani paguan gjobën e marrë në vitin 1974!
Next articleHaxhilerët tetovarë me biçikleta mbërrijnë në Stamboll