Home Bota Amerika shënon 242 vjetorin e Pavarësisë

Amerika shënon 242 vjetorin e Pavarësisë

2
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë 242 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve është njëri ndër dokumentet-ndoshta dokumenti politik më me rëndësi në botë, që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetesën dhe rritjen e këtij vendi, por është gjithashtu edhe dokumenti i cili frymëzoi lëvizje të njëjta për pavarësi, anë e mbanë botës.

Shpallja e Pavarësisë së Amerikës shënoi shkëputjen e kolonive nga Britania e Madhe 242 vjet më parë, por ajo ishte vetëm fillimi i vendosjes së lirisë në këtë vend, pasi në atë kohë në shumë koloni praktikohej skllavëria, gratë nuk gëzonin të gjitha të drejtat për të cilat bëhej thirrje në Shpalljen e Pavarësisë dhe fatkeqësisht indiano-amerikanët vendas u detyruan të shpërnguleshin nga toka e tyre, ndërkohë që kolonët e ri kishin filluar të vendoseshin anë e mbanë vendit.

Previous articlePas eliminimit nga Botërori, Valon Berhami jep këtë lajm për tifozët
Next articleLuis Suarez e njeh forcën e francezëve, frikësohet nga Mbappe