Home Aktualitet Lajme Angellov: Sazdovskin nuk e vranë shqiptarët, por e vranë tre kriminelë

Angellov: Sazdovskin nuk e vranë shqiptarët, por e vranë tre kriminelë

4
0

“Vrasje Mizore”. Asgjë më pak nga kjo duhet të jetë akuza me të cilën Prokuroria Publike duhet të vazhdojë t’i ndjek vrasësit mizorë dhe të pa shpirt, vrasësit të cilët pa u hamendur, deri në vdekje e kanë rrahur të riun Nikolla Sazdovski, anëtarin e tifo grupit “komitët”, shkruan gjenerali Stojançe Angellov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Drejtësi duhet të shkoj deri në fund. Me çdo çmim. Por kjo është punë e institucioneve shtetërore. MPB i ka gjetur vrasësit, dy prej tyre vetëm se janë paraburgim, për të tretin po hetohet dhe janë orët në pyetje se kur do të përfundojë në paraburgim. Prokuroria Publike të sigurojë dëshmi për kualifikimin e vrasjes, ndërsa Gjykata t’i gjykojë vrasësit me dënimin më të rëndë. Për të mos u përsëritur më. Që mos të përsërite më që asnjë nënë, dhe asnjë baba që të mos ngel pa fëmijë në një mënyrë të këtillë, për shkak të një veprimi jo njerëzor”.

Ai gjithashtu theksoi se urrejtja ushqehet me urrejtje, duke shtuar se “Sazdon nuk e vranë shqiptarët. Sazdon e vranë kriminel B.B., J.L dhe S.D. Tre fytyra liga dhe mizore”. /Telegrafi/

Previous articleKFOR-i mbetet në Kosovë
Next articleKanalizimet fekale vërshojnë rrugët e Tetovës