Home Aktualitet Lajme Anulohet gjykimi për rastin “Monstra”

Anulohet gjykimi për rastin “Monstra”

9
0

Seanca e sotme për lëndën e PSP-së “Monstra” u anulua për siç lajmëruan nga ana e Gjykatës shkaqe teknike. Gjatë seancës së sotme duhej të dëgjohej dëshmitari i mbrojtur i cili do të dëgjohet në seancën e radhës të caktuar për 11 korrik. U vendos që ky dëshmitar i mbrojtur të dëgjohet me prezencë të publikut por, i njëjti nuk do të mund të shihet nga ana e publikut për shkak se i njëjti do të dëshmoj në rrethana të veçanta për të mbrojtur identitetin.

Vrasja e pesëfishtë në Smillkovë më vitin 2012 la të vdekur Kire Trickovskin, Filip Sllavkovskin, Cvetanca Ackovskin, Aleksandar Nacevski dhe peshkatarin Borce Stefanovskin. Të akuzuarit për këtë vepër kohë më parë u lan të mbrohen në liri.

Për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës akuzohen gjashtë persona Afrim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta, Fejzi Aziri, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq.

Previous articleZAEV: QËLLIMI YNË ËSHTË BASHKIMI EVROPIAN
Next articleSKANDALOZE/“Kollitet si qen” diagnoza që jep mjeku nga Kërçova