Gareth Bale ka zhvilluar biseda pozitive me drejtuesit e Real Madridit.Mediat spanjolle raportojnë se sulmuesi uellsian ka shtuar shanset e qëndrimit te ekipi nga Santiago Bernabeu. Bale spekulohej me largim nga klubi para shitjes së Cristiano Ronaldos në Juventus, përcjell “lajmi.net”. Por, tani duket më afër qëndrimit te “Los Blancos”. /Lajmi.net/