Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 23-vjecar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes dhe babait të tij.

Në pranga ka përfunduar Steljo Rizvo, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes M.R, 67 vjeçe dhe të atit V.R, 47 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Steljo Rizvo, 23 vjeç, banues në Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes M.R, 67 vjeçe dhe të atit V.R, 47 vjeç.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.