Komisioni për Çështje Evropiane hapi debatin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kundër këtij vendimi, reagoi partia opozitare VMRO-DPMNE, duke thënë se me këto veprime të pushtetit po shkelet demokracia në vend dhe kushteta e vendit. Kjo parti, mbi këtë propozim- ligj, ka propozuar 400 amendamente.Por kryesuesi i Komisionit, Artan Grubi, vazhdoi dhe miratoi rendin e ditës. Një ditë më parë Kuvendi votoi nevojën për miratimin e propozim-ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, ku kërkohet që anëtarët e KSHZ-së të zgjidhen me shumicë të thjeshtë apo me 61 vota, e jo me dy të tretën e votave. Këto propozime u miratuan me procedurë të shkurtuar.