Home Aktualitet Kosovë Ditë zie në Suharekë pas vdekjes së 5 personave në aksident

Ditë zie në Suharekë pas vdekjes së 5 personave në aksident

2
0

Lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi sot në magjistralen Suharekë-Duhël ka reaguar edhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Si kryetar komune në emër të të gjithë qytetarëve,Muharremaj ka shprehur ngushëllime duke thënë se në momente të vështira, bashkëndjenë me familjet e tyre në pikëllim.

Gjithashtu ai ka deklaruar se si kryetar komune do të vendosë ditën e varrimit si ditë zie.

Postimi i plotë:

Sot jemi tronditur nga tragjedia që i ka ndodhur Familjes Sadikaj, e cila në aksident komunikacioni ka humbur 5 anëtarë, në magjistralen Duhël-Suharekë.

Si Kryetar Komune në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës tonë u shprehë ngushllime.
Natyrisht në momente të vështira, ne bashkëndjejmë me familjarët tyre në këtë pikëllim.

Si Kryetar Komune do të marrë vendim që dita e varrimit të shpallet Ditë Zie në Komunën e Suharekës.

Bali Muharremaj

Previous articleShqiptarët në mbrojtje të kishës katolike në Mal të Zi, mitropoliti malazez i largon me polici (VIDEO)
Next articlePacolli i pikëlluar pas aksidentit me 5 të vdekur: Shumë tragjike, shumë e rëndë!