Pas kritikave të shumta në lidhje me qëndrimin e Donald Trump në takimin me Vladimir Putin në Helsinki, ka ardhur reagimi i presidentit amerikan.

Në një status në Twitter, Trump i qëndron bindjes mbi rëndësinë e takimit me homologun e tij rus dhe thekson se çdo gjë kishte shkuar mjaft mirë.

“Teksa kisha një takim madhështor me NATO-n, ku u diskutua për shuma të mëdha parash, pata një takim akoma edhe më të mirë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Fatkeqësisht, nuk po raportohet si i tillë.

Lajmi i rremë po merr dhenë”, shkroi Trump në Twitter.

Trump u kritikua ashpër për qëndrimin kundër shërbimeve amerikane të Inteligjencës dhe pro Rusisë, në çështjen e hetimit të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016.