Carlo Ancelotti i ka kërkuar një emër të madh presidentit Aurelio De Laurentiis në këtë merkato për të përforcuar skuadrën.

Alternativa e parë për të kaltrit ishte sulmuesi francez i Realit të Madridit Karim Benzema, por me largimin e Ronaldos drejt Juventusit shanset që 30-vjeçari të lërë Madridin janë pakësuar ndjeshëm edhe për faktin se drejtuesit e Realit nuk duan të humbasin një tjetër lojtar me peshë në repartin e avancuar pas yllit portugez.Trajneri i ri Julen Lopetegui e konsideron Benzemanë si një pjesë shumë të rëndësishme të skuadrës ndërsa vetë lojtari ka refuzuar disa oferta deri tani pasi dëshiron të qëndrojë te kampionët në fuqi të Europës.

Me pak fjalë Karim Benzema do të mbetet thjeshtë një ëndërr për Napolin sepse shanset që ai të transferohet në San Paolo janë thuajse zero.