Efekti Cristiano Ronaldo po ndihet më shumë se kurrë te Juventusi, pasi entuziazmi nuk ka qenë kurrë më i lartë se tani, mes tifozërisë dhe klubit bardhezi.

Vetëm pak ditë pas zyrtarizimit të blerjes së portugezit, mediat italiane raportojnë se janë përfituar rreth 60 milionë euro nga shitjet e fanellave të Ronaldos me logon e Juventusit.Por nuk mbaron me kaq, pasi klubi i Juventusit sapo ka siguruar se do të ketë stadiumin plot në çdo ndeshje të Serisë A, për sezonin 2018-2019.

Ardhja e Ronaldos ka bërë që të gjitha vendet e stadiumit “Allianz” të Torinos, të shiten në formën e abonimit te tifozët bardhezi.

“Allianz Stadium” ka një kapacitet prej rreth 40 mijë personash, por duke llogaritur edhe vendet e rezervuara për tifozërinë mike, mendohet se klubi i Juventusit ka shitur rreth 37 mijë abonime vjetore.