Ky është momenti shokues kur një shofer i pandërgjegjshëm filmon veten duke ecur me 225 kilometra në orë dhe në disa momente lëshon timonin nga duart.

Megjithatë këto pamje përfunduan në polici, pasi Richard Allen, 38-vjeç, goditi një grua të moshuar të cilën e lëndoi rëndë.

Dhe teksa policia kontrolloi telefonin e tij, gjetën pamjet që dëshmojnë se si ai ecte kur është nëpër autostradë. (TemA)