Ndeshja e ëndërrave, ajo që vendos në lojë trofeun më të synuar për një futbollist e në orën 17, arbitri argjentinas Nestor Pitana, do ti japë të drejtën Francës e Kroacisë në Luzhniki në betejën për titullin kampion bote. Do të jetë finalja e tretë për Francës që është shpallur kampion në 1998, ndërsa humbi finalen e 2006 e mundur nga Italia. Do të jetë finalja e parë për të fituar kurorën e botës për Kroacinë, të cilës ishte pikërisht kundërshtari i sotëm që ia mohoi finalen 20 vjet më parë. Do të jetë përballja e 6 mes dy kombëtareve, me Francën të pamundur me tre fitore e dy barazime. Precedenti për tu kujtuar është sigurisht gjysëmfinalja e Botërorit France 1998: kroatët në avantazh me Suker, përpara se të përmbyseshin nga dy gola të Thuram për 2-1 që i dërgoi Les Blues drejt titullit.

Askush nuk ndryshon asgjë në finale….

Për sa i përket formacioneve të mundshme, tekniku Zlatko Dalic duhet të vazhdojë ti besojë 4-2-3-1 të tij me Subasic mes shtyllave, në mbrojtje Vrsaljko, Lovren, Vida e Strinic. Barrierë përpara tyre, për të mbyllur hapësirat, rikuperuar topat dhe ndërtuar lojën, do të jenë edhe njëherë Rakitic e Brozovic, ndërsa treshja Rebic, Modric e Perisic do të mbështesin sulmuesin e vetëm Mandzukic. Në krahun tjetër, Franca e Deschamps nuk ndryshon prapavijën me kapitenin Lloris në portë, ndërsa katërshja difensive me Pavard, Varane, Umtiti e Hernandez. e njëjta skemë edhe për teknikun francez që duhet të ngarkojë Pogba e Kanté për të mbajtur nën kontroll Modric dhe të tjerët. Mbappé, Griezmann e Matuidi do të luajnë pas shpinës së sulmuesit të vetëm Giroud.

Finalja e paparashikueshme…

Është e lehtë të parashikosh një ndeshje të ekuilibruar, duke patur parasysh edhe tre finalet e fundit të Kupës së Botës që janë mbyllur me kohë shtesë (ose edhe më shumë si Italia në Berlin). Një ekuilibër që mund të prishet nga dëshira e madhe për të shënuar e Mbappé: sulmuesi i Francës mund të bëhet lojtari i dytë më i ri në histori (pas Pelè) që shënon në një finale që vlen titullin Botëror, ndërsa duke e luajtur ndeshjen në Luzhniki do të barazojë Pelè e Bergomi (të vetmit që kanë luajtur një finale të Kupës së Botës përpara se të mbushin 20 vjec). Por duhet ta bëjë kundër një Kroacie që me Modric, Perisic e Mandzukic ka gjetur armët fituese për të mos patur frikë askënd.