Home Bota Frei: Negociatat me Maqedoninë e Shqipërinë, jo para fundit të 2019-ës

Frei: Negociatat me Maqedoninë e Shqipërinë, jo para fundit të 2019-ës

1
0

Thorsten Frei, raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU, në një intervistë ekskluzive për “Deutsche Welle”-n thotë se vendimi i Brukselit për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk mund të merret as si “po” dhe as si “jo”. Të enjten ishte parashikuar të bëhej një votim në Bungestagun gjerman mbi vendin tonë, por ai nuk u realizua. Frei shpjegon se koalicioni qeveritar, deri të martën ishte me idenë të vinte në votë dy mocione për Shqipërinë dhe Maqedoninë, por kur u pa që Këshilli i BE-së nuk do të merrte vendim, hoqi dorë prej tyre.

Edhe vet Merkeli nuk e përmendi temën e zgjerimit në fjalën e saj përpara dhomës së ulët të Parlamentit gjerman.

“Në Bruksel, – thotë Frei, – u ra dakord se kjo çështje do të jetë sërish në agjendë në vitin 2019, pra pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Por është e qartë se, përpara se qeveria gjermane të japë votën e saj, ajo duhet të ketë një mandat nga Bundestagu gjerman”.

Negociatat e anëtarësimit, sipas tij varen shumë se kur do të fillojnë, por nuk do të ndodhë përpara fundit të vitit 2019.

“Ne, si grup parlamentar i partive CDU e CSU, do ta kishim mirëpritur qysh tani një vendim për çelje negociatash me kushte. Për Shqipërinë do të kishim qenë dakord për çeljen e negociatave, nëse do të ishin përmbushur dy kushte: përfundimi i vettingut për 57 gjyqtarët e prokurorët më të lartë dhe përmbyllja e reformës zgjedhore”.

“Pra, e thënë më saktë, – vazhdon zyrtari i lartë gjerman, – konferenca e parë e anëtarësimit do të bëhet vetëm kur zgjedhjet e reja për pushtetin lokal të zhvillohen në bazë të reformës së re zgjedhore të miratuar me konsensus”.

Previous articleZeqiri deri te Zaev: A është arushë e mbrojtur, reis Sulejman Rexhepi?
Next articleBARCELONA PREZANTON FANELLAT E DYTA – SHIKONI ME CILËN EPOKË NGJASOJNË (VIDEO)