Behgjet Pacolli ka marrë ftesë nga boshnjakët e Serbisë që ta vizitojë Novi Pazarin si Ministër i Jashtëm i Kosovës.

Ajo ka ardhur nga kreu i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Sulejman Ugljanin, i cili ka qenë dikur ministër në qeverinë serbe.Kjo ka alarmuar Beogradin duke thënë se nga Sanxhaku njihet Pavarësia e Kosovës.

‘Reagimi ynë nuk do të jetë siç e presin dhe agresiv. Por, nuk lejojmë që askush të nxisë dhe keqtrajtojë popullin tonë në Rashkë dhe të përçajë njerëzit në mes të Serbisë’, tha Marko Gjuriç.

Rivali kryesor i Pacollit, Ministri i Jashtëm serb e ka quajtur këtë një provokim.

‘Ekzistojnë procedura me marrëveshjen e Brukselit dhe Ugljanin mund ta ftoj Pacollin në vizitë private, por jo si ministër dhe kjo është qartë një provokim’.

Boshnjakët në Serbi jetojnë mes zonës kufitare të veriut të Kosovës dhe shpesh ata e kanë parë vetën të afërt me kulturë dhe politikë me Prishtinën.