Home Bota Gati lufta! Izraeli kërcënon Sirinë

Gati lufta! Izraeli kërcënon Sirinë

3
0

Një zyrtar i mbrojtjes izraelite i tha Channel TV 10 se Izraeli nuk do të ngurronte për të sulmuar trupat siriane që hynë në zonën e demilitarizuar të OKB-së në lartësitë e Golanit.

Ai tha se Izraeli ka vendosur korpusin e tij të zbulimit të armatosur pranë kufirit për të monitoruar lëvizjen e trupave siriane që kthehen në këtë zonë të çmilitarizuar. “Marrëveshja është bazë për çdo realitet të ardhshëm të sigurisë pasi Assad u kthye në kufirin verior. Çdo grup i trupave siriane që hyjnë atje do të sulmohen” tha zyrtari izraelit.Disa gazeta izraelite javën e kaluar konfirmuan se ushtria siriane u kthye në një nga pozitat e saj kufitare në Golan pas një mungese të shkurtër nga lufta. Ushtria siriane ka hedhur poshtë këto pretendime.

Previous articleShkencëtarët drejt zhvillimit të ilaçit që shkatërron qelizat kancerogjene
Next articleFIFA përzgjedh arbitrat e çerekfinaleve, njihuni me kryesorët e katër sfidave