Antonio Conte në stolin e Milanit është diçka më shumë se një ide e thjeshtë në kokën e Elliott.

Pronarët e rinj dhe të përkohshëm të Milanit po mendojnë të sjellin në krye të skuadrës një trajner me përvojë të madhe, i cili konsiderohet si një nga më të mirët në Evropë për të ringritur skuadrën, transmeton TCH.

Puna e bërë nga Gattuso në muajt e fundit është vlerësuar nga të gjithë, por ka ardhur koha për një kampion në stol. Por, rruga për të shkuar tek menaxheri i pushuar nga Chelsea nuk është aspak e lehtë. Para së gjithash, trajneri i mëparshëm i ekipit kombëtar italian duhet të lirohet nga kontrata me “Blues”, që i garanton atij rreth 10 milionë euro në vit. Pra, Conte duhet të heqë dorë nga këto miliona për të drejtuar Milanin.

Më 21 korrik, kur të emërohen anëtarët e rinj të bordit të drejtorëve të Milanit do të merret një vendim përfundimtar për fatin e Fassones dhe Mirabellit, me pasoja edhe mbi Gattuson. Fakti që trajneri aktual i Milanit ishte i vetmi i përmendur në shënimin e vetëm zyrtar të lëshuar nga Elliott në këto ditë është tregues i mirë, por nuk është sinonim i besimit të pakushtëzuar. Elliott nuk mendon se Ringhio nuk është në nivelin e duhur, por prezantimi me Conten do të sjellë entuziazëm te tifozët.