Anija ruse e mbytur në ujërat e bregut perëndimor të koresë së Jugut, mendohet se ka transportuar ar me vlerë prej 130.5 miliardë dollarë.

Zbulohet një “thesar” në fund të Oqeanit Paqësor.

Në ujërat e bregut perëndimor të Koresë së Jugut, janë gjetur mbetjet e anijes ruse për të cilën supozohet se ka transportuar ar me vlerë prej rreth 130,5 miliardë dollarë.

Sipas mediave lokale, mbetjet e anijes luftarake “Dmitriy Donskoy” të marinës ruse janë nxjerrë nga ujërat e ishullit Ulleungdo.