Home Bota Junckerin e mbajnë për krahësh, çfarë i ka ndodhur kreut të KE

Junckerin e mbajnë për krahësh, çfarë i ka ndodhur kreut të KE

2
0

Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker mbrëmë para mbrëmjes se liderëve të NATO-s ka humbur balancën dhe disa herë u pa të ecte i pasigurt, shkruan Asociated Press.

Juncker u pengua në një shkallë ku presidenti i Finlandës dhe Ukrainës, u panë ta ndihmonin që të qëndrojë në këmbë, e po ashtu edhe kryeministri holandez Mark Ruth.Juncker ka thënë se vuan nga ishiasi, sëmundje kjo nga e cila ndonjëherë ndikon në ecjen e tij. Kryeministri i Portugalisë Antonio Costa ka thënë se Juncker është ankuar për dhimbje në shpinë. Ndërsa nga kabineti i Jean Claude Juncker nuk kanë dashur të komentojnë për këtë duke cituar privatësinë.

Previous articleNuk është as anglishtja dhe as kinezçja! Ja cila gjuhë do të dominojë botën
Next articleAri, mashtrimi më i madh