Ajo njihet jo vetëm si këngëtare por edhe si një nga vajzat më bukuroshe të showbizit shqiptar

Siç dihet këngëtarja prej kohësh ka bërë publike lidhjen e saj me një djalë, identitetin e të cilit ende nuk e ka zbuluar.

Së fundmi Xhesika u bë pjesë e opsionit të ri në Instagram, ku mund t’i përgjigjet pyetjeve që fansat kanë për të.

Ndër shumë pyetje një djalë i ka propozuar për martesë bukuroshes bjonde dhe i ka treguar se duhet të martohet me të pasi ka X6 dhe letra angleze.

“Po ndonjë litar me var veten ke?”, ja ka kthyer Xhesika me ironi, duke e hedhur kështu poshtë propozimin tij.