Kancelari austriak Sebastian Kurz është i mendimit se Bashkimi Europian duhet të mbyllë negociatat e pranimit me Turqinë dhe të mendojë një tjetër lloj bashkëpunimi me Ankaranë zyrtare.

“Negociatat mes BE-së dhe Turqisë duhet ta ndalojnë menjëherë”, shprehet Kurz në një intervistë pë gazetën greke “Kathimerini”.

Sipas tij, ky hap duhet të zëvedësohet me vendosjen e marrëdhënieve të sinqerta e Turqinë, një vend që sipas tij u është larguar shumë vlerave europiane.

Kurz ka vlerësuar edhe marrëveshjen e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë duke shtuar se “Austria mbështet zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”.

Kancelari ka cilësuar se Ballkani Perëndimor është prioritet kyç i Presidencës austriake të BE-së.