Rreth 50% e adoleshentëve në Serbi vuajnë nga ankthi, depresioni, probleme familjare si dhe probleme të vetëvlerësimit.

Ky fakt është bërë i ditur nga raporti i një kërkimi shkencor, publikuar nga trasmetuesi rajonal ballkanik N1.

Një ekip specialistësh i përbërë nga psikologë, psikoterapeutë dhe pedagogë kanë asistuar në gjashtë muajt e fundit tek 900 të rinj të grup moshave 14 dhe 19 vjeç.

Një nga psikoterapeutet e angazhuara në këtë studim, Marijana Raduloviç thotë se ka gjetur një nivel të lartë për ndihmë psikologjike nga qindra të rinj, ndërkohë që, shumë të tjerë kërkonin të përfshiheshin në këto iniciativa.

“Në shumicën e rasteve mbizotëron një ndjenjë pakënaqësie. Kanë vështirësi të ëndërrojnë dhe mendojnë vetëm atë që duan”, tha psikologia Raduloviç./dita/