Home Aktualitet Lajme KRYETARI I “TVËRDOKORNI” KËRKON AMNESTI PËR TË AKUZUARIT E 27 PRILLIT

KRYETARI I “TVËRDOKORNI” KËRKON AMNESTI PËR TË AKUZUARIT E 27 PRILLIT

3
0

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot nga ana e “Maqedonia e Vetme” është dorëzuar Propozim-ligji për amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar.

“Sot në Kuvend e dorëzojmë propozim-ligjin për amnisti edhe deri tek grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së”, theksoi Dragan Ugrinoski, anëtar i Komitetit ekzekutiv në partinë “Maqedonia e Vetme” dhe kryetar i Shoqatës Patriotike të Maqedonisë SHPM “Tvërdokorni”, duke shprehur pritje se deputetët e VMRO-DPMNE-së do ta fillojnë procedurën ligjdhënëse sepse, sipas tij, Rregullorja këtë ia lejon secilit deputet.

Gjithashtu shtoise me ligjin kërkohet lirim i plotë nga ndjekja penale dhe ndalimi i procedurave për shkak të jokorrektësisë dhe absurditetit që të ndiqen mbrojtësit e kushtetutës të cilët kanë hyrë në Kuvend më 27 prill me besim të plotë në mbrojtjen e rendit kushtetues.

“Presim nga deputetët dhe liderët e tyre të tregojnë kapacitet shtetëror dhe udhëheqje të plotë me të cilën do ta gëzojmë popullin dhe do të jetë deri në tejkalim të ndarjes midis qytetarëve dhe partive”, theksoi Ugrinovski.

Nga partia politike “Maqedonia e Vetme”, më 22 maj, 20 qershor dhe 11 gusht të vitit 2017 parashtroi në Kuvend Iniciativë për miratim të Ligjit për amnisti të qytetarëve pjesëmarrës në ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar.

Previous articleQeveria nuk e komenton letrën për Jugohromin
Next articleREFERENDUMI NË PIKËPYETJE , VMRO DPMNE NUK E KA PRIORITET KSHZ-NË