Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kritikuar ashpër, Kryeministrin Ramush Haradinaj e Presidentin Thaçi, sipas tij Haradinaj në këtë mes është ministër pa portofol, ndërsa realisht këtë qeveri e udhëheq Thaçi, raporton Gazeta Blic.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka dorëzuar në Kuvend një material me titull “Raporti mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit”. Sipas tij ky nuk është një raport, por informatë për Kuvendin.

“Ky regjim e do Kosovën si një komunë të vetme për qeverinë formale të Haradinajt dhe si një republikë presidenciale për autokracinë e Thaçit”, ka shkruar ai.

Ai tha se këto veprime të pushtetarëve nuk po lënë zgjidhje tjetër veçse sërish qytetarëve të ngritën në demonstrata në këtë vjeshtë, në mënyrë që të mos humbet në dimër edhe ky gjysmë shteti që ka mbetur

Shkrimi i plotë i Kurtit: