Kuvendi sot do të vazhdojë seancën, në të cilën ka disa ligje në rendin e ditës, por dhe një propozim deklaratë për mbështetjen e procesit për anëtarësimin në Republikën e Maqedonisë në NATO dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në axhendën e kësaj seance ka edhe propozimin për shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurën administrative dhe procedurën e marrëdhënieve të punës në shkallën e dytë.

Gjithashtu në axhendën e rendit të ditës janë edhe ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit, por edhe propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për deputetët.