Gjykata do të shpalli sot vendimin për lëndën “Trust”.

Sipas aktakuzës të dyshuarit kanë formuar partneritet me dokumente fiktive duke fituar tender nga kompania shtetërore në vlerë prej 17 milionë eurove

Të akuzuarit Sead Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Vatiq para gjykatës janë deklaruar të pafajshëm, për veprën me të cilën ngarkohen.

Sead Koçan në fjalët përmbyllëse tha se nuk ndjehet fajtor, pasi nuk ka pasur asnjë mendim për të shkelur çfarë do ligji.