Kukësi me shumë vështirësi është kualifikuar në raundin tjetër të Champions Leagues.

Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu barazoi 1-1 përballë Valetas dhe në këtë mënyrë i shpëtoi turpit duke u kualifikuar me gol në fushën kundërshtare.Pjesa e parë e takimit përfundoi në barazim pa gola por me vendasit që dominuan lojën duke kthyer porën e Kukësit në një tabelë “qitjesh”.

Gjatë fraksionit të parë të lojës, 7-0 ishin gjuajtjet drejt portës që tregonin dominimin total të skuadrës malteze.

Në minutën e 67’ ishte Matteo Piciollo ai i cili mposhti portierin Frashëri. Pas golit skuadra shqiptare u “zgjua” dhe në këtë mënyrë bëri goditjen ideale duke shënuar në minutat e fundit me anë të Irakli Dzaria.

Minutat e mbetura kundërshtarët provuan të shënonin përsëri por aksionet u neutralizuan nga Kukësi që nuk gaboi dhe me barazimin mori një kualifikim të çmuar.