Bayern Munich muaj më parë ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Niko Kovac zëvendësoi Jupp Heynckesin dhe tashmë pritet të projektojë një skuadër me emra të rinj.Sipas raportimeve të fundit nga mediat gjermane, tekniku boshnjak i lindur dhe rritur në Gjermani nuk llogarit katër lojtarë, të cilët për kohë të gjatë ishin titullar të ekipit.

Jerome Boateng, Thiago Alcantara, Juan Bernat dhe Arturo Vidal më nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit, i cili ka dhënë dritën jeshile për t’i shitur në klubet e interesuara.

Me 200 milionë euro mendohet se do të arketohen nga këto transferime, Kovac pritet t’i harxhojë në sjelljen e lojtarëve të rinj.

Gjermani Leon Goretzka si dhe Ante Rebic janë në planet e teknikut të ri të Bajernit, ku këtë të fundit Kovac e kishte nën urdhrat te skuadra e Eintracht Frankfurt.