Home Jetë & Stil Njihuni me vajzën indiane që është sozia e Rihannës

Njihuni me vajzën indiane që është sozia e Rihannës

2
0

Ajo që Renee Kujur nga Chhattisgarh, Indi, ka të përbashkët me Rihanna-n nga Barbados është më shumë se fillimi i emrit të parë. Kjo modele me lëkurën në nuancë çokollate, sytë mahnitëse dhe flokët e zinj, është një sozi e këngëtares së njohur.

Ngjashmëria që ka me të i ka dhënë shtysë karrieres si modele, ndryshe nga fillimi kur talleshin me të për ngjyrën e lëkurës. Me sa duket, lëkura e saj e errët ka qenë problematike, saqë e ka ndaluar atë që të ketë një të dashur pasi është përballur me refuzime dhe tallje jo vetëm në industrinë e modelingut por edhe në jetën e përditshme.

“Rihanna për mua është një bekim dhe do të doja shumë që një ditë të takohesha me të. Në fakt vetëm sepse dukem si një yll hollyëood-i po marr shumë vëmendje por nuk duhet harruar se edhe unë kam identitetin tim”, është shprehur Renee.

Previous articleKORE E VERIUT – Pompeo mbërrin në Phenian për çështjen bërthamore
Next article“Mos më bëj numra”, si e përzuri Rama Majkon pasi refuzoi të votonte projektligjin për teatrin (VIDEO)