Edhe pas herës së katërt të hedhjes në votim pika e parë e rendit të ditës për votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit, kjo pikë nuk arriti të siguroj votat e nevojshme për të kaluar raporton “Zeri.info”

Me këtë rast kryeparlamentari Kadri Veseli ka sugjeruar që seanca të shtyhet me arsyen se opozita po e bllokon votimin e ligjeve.

“Opozita nuk voton për ti bërë 61 deputetë, një gjysmë bojkot i pashpallur,atëherë nuk mund të vazhdojmë seancën”, tha Veseli.

Ndërkaq lidhur me këtë bllokim të opozitës ka reaguar edhe shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi i cili ka thënë që në seancën e radhës as pozita nuk do të marrë pjesë.“Javëve të fundit një pjesë e opozitës nuk e përmbush detyrën e tyre, na vjen keq se u daktorduam që pasi që të kryhen këto votime në të shkojmë ne seancën e radhës, por në një seancë të tillë ne nuk mund të marrim pjesë në atë seancë, kjo seancë nuk duhet të vazhdoj sepse pozita nuk i ka 61 deputet në seancë”, tha ai, raporton “Zeri.info”.

Në fund Veseli vendosi që Kuvendi të shkoj edhe në një pauzë prej dy orësh.

Në orën 14:00 seanca prit të vazhdoj përsëri. /ZËRI/