Home Argëtim PAS SARANDAVE NISEN PËR NË SHQIPËRI VLORAT E KOSOVËS

PAS SARANDAVE NISEN PËR NË SHQIPËRI VLORAT E KOSOVËS

1
0

7 mijë gra e vajza në Kosovë që quhen Vlora janë nisur për Shqipëri. Pak muaj më parë 40 vajza dhe gra me emrin Saranda udhëtuan bashkë nga Kosova drejt qytetit me të njëjtën emër në jug të vendit. Ideja interesante pati jehonë të madhe sidomos në këtë kohë kur emrat shqiptarë po rrallohen gjithnjë e më tepër.

Tashmë është radha e Vlorave për të vizituar Vlorën. Shoqata Labëria ka organizuar një aktivitet ku mes të tjerëve ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Vetëm Kosova ka mbi 7000 vajza e gra të quajtura Vlora, që po punojmë të organizojmë një ekskursion në qytetin e Vlorës, siç realizuam me 50 vajza e gra me emrin Saranda që i çuam në Sarandë”, u shpreh Minxhozi

Previous articleLSDM: 419 TË PUNËSUAR, REAGON OPOZITA
Next articleFatos Lubonja thirrje për dhunë me zjarr, gurë dhe shkopinj: Ta rrëzojmë Ramën si në Kukës, e vetmja zgjidhje