Home Sport Performancat e Rusisë në Botëror kanë ngritur dyshime për doping

Performancat e Rusisë në Botëror kanë ngritur dyshime për doping

3
0

Rusia, e njohur për skandale të dopingut në vitet e kaluara, ka ngritur dyshime të mëdha pas paraqitjeve shumë të mira të ekipit në ndeshjet e këtij Botërori.

Rusia që arriti deri në çerekfinale si nikoqire e Botërorit 2018, ka ngritur dyshime sidomos pas paraqitjes ndaj Spanjës në 1/16 së finales, transmeton Koha.net.

“Le të shpresojmë se performancat e tyre janë mrekulli dhe po e bëjnë në mënyrë të drejtë”, është shprehur Travis Tygart, shef ekzekutiv i Agjencisë Anti Doping të SHBA-së, për Associated Press gjatë kësaj jave. “Është e padrejtë të vimë në një përfundim ndryshe nga kjo. Por, problemi është sistemi në Rusi i ka lënë poshtë atletët dhe ka krijuar një re të errët që do e ndjekë çdo performancë të këtyre djemve”.

Më tutje raportohet se lojtarët e Rusisë tashmë kanë bërë paraqitje jo të zakonshme me fitnesin e tyre, si në rastin kur Aleksandr Golovin kishte tejkaluar sulmuesin spanjoll, Iago Aspasin përkundër që ai kishte luajtur gjatë tërë takimit, e Aspasi sapo kishte hyrë në fushë.

Golovin kishte lënë prapa gjithë lojtarët për mbulim të hapësirës, për më shumë sprinte dhe shpejtësinë më të lartë. Lojtari me më shumti sprinte rrallë herë mbulon më së shumti hapësira, por Golovini e shton këtë dyshim.

Kurse eksperti i dopingut, Fritz Sorgel është i bindur se lojtarët e Rusisë kanë përdorur doping.

Për Bild ai ka deklaruar se lojtarët rusë kanë përdorur amoniak, që ndikon në ngritjen e nivelit të energjisë.

Previous articlePacolli i pikëlluar pas aksidentit me 5 të vdekur: Shumë tragjike, shumë e rëndë!
Next articleTifozët brazilianë sulmojnë autobusin e lojtarëve pas eliminimit nga Botërori (VIDEO)