Home Rajoni Protesta të qeta në Selanik dhe në Kretë kundër Marrëveshjes së Prespës

Protesta të qeta në Selanik dhe në Kretë kundër Marrëveshjes së Prespës

1
0

Protesta të qeta kundër Marrëveshjes së Prespës dhe kundër qeverisë, mbrëmë u mbajtën në Selanik dhe në qytetet veriore Hanja dhe Iraklio në ishullin grek të Kretës.

Mbi 500 persona, sipas mediumeve lokale, protestuan dje në qendër të Selanikut kundër Marrëveshjes së Prespës. Me transparent dhe porosi “Cipras, tradhëtar, jep dorëheqje”, me sllogane kundër qeverisë dhe se Maqedonia është greke dhe me flamuj grekë, grekët në Selanik u tubuan para përmendores së Aleksandrit të Madh, vazhduan me marsh nëpër rrugë, ndërkaq kaluan edhe para zyreve të SYRIZA-s dhe Grekëve të Pavarur.Ngjashëm si në Selanik, nën masa të fuqishme sigurie dhe me pothuajse porosi identike drejtuar qeverisë lidhur me Marrëveshjen e Prespës, dje u protestua edhe në ishullin grek të Kretës. Demonstruesit brohoritnin “Maqedonia është greke” dhe me flamur të madh grek marshuan nëpër rrugët e qytetit Hanja. Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, përmes rrjeteve sociale për sot është caktuar protestë e re në Selanik, por edhe në Vergina.

Previous article21 vite nga ngjarjet e përgjakme të Gostivarit (VIDEO)
Next articleRrëfimi i Rufi Osmanit: E vërteta e ngjarjeve të Gostivarit dhe një porosi që edhe sot vlen!