Home Top Lajm Pushimet jashtë Shqipërisë/ Më tepër destinacione, çmime më të shtrenjta

Pushimet jashtë Shqipërisë/ Më tepër destinacione, çmime më të shtrenjta

2
0

Të pushosh jashtë vendit këtë sezon veror kushton më shtrenjtë. Përfaqësuesit e agjencive turistike shprehen për zgjerim të ofertës turistike, ndërsa çmimet sipas tyre janë më të larta se vitin e shkuar.

Avionët nga Rinasi drejt Turqisë apo të tjera destinacioneve turistike nuk po fluturojnë më plot. Sezoni veror ka nisur ndërkohë agjencite turistike po vërejnë një stepje të shqiptarëve për të pushuar jashtë. Arsyet sipas tyre janë disa.

“Destinacioni kryesor,  Antalya në Turqi ka çmime më të larta se vjet. Nëse vjet kishte oferta që shkonin 40-50% këtë vit çmimet e kontratuara  me oferta janë 10-15%. Ndoshta janë frenuar edhe nga periudha e sportit.”

Agjencitë turistike kanë zgjeruar ofertën në destinacione, por pranojnë se çmimet në shumë prej tyre për pjesën dërrmuese të shqiptarëve janë të papërballueshme.

“Nuk mund të përballohen me ato çmime.  Nuk mund të shkohet pa 2 mijë euro all inclusive katër veta në një javë në Antalya. Në Greqi ka hotele me dy, tre, katër yje, çmimet variojnë edhe 700 euro një jave, përfshirë transportin. Rimini 1 mijë euro, Costa Brava e Malta rreth 1100 euro.”

Ndërkohë shqiptarët vijojnë të parapëlqejnë aeroportet e Prishtinës, Shkupit e Podgoricës jo vetëm për udhëtimet direkte që ofrojnë, por edhe për çmimet më të lira të biletave.

“Nuk bëhet fjalë për ulje, ndërkohë që nuk ka ndryshuar asnjë nga faktorët që rëndojnë situatën. Rinasi vijon të jetë monopol. Çmimi i karburantit po njësoj. Taksat dhe tarifat për pasagjer po të njëjta.”

Agjencitë turistike nuk mund të parashikojnë nëse trendi i prenotimeve gjatë gushtit do të vijojë të jetë si këtë muaj, por një gjë e kanë të sigurtë, çmimet e paketave turistike do të vijojnë të rriten. /abcnews.al

Previous articleVIDEO/ Rritet fluksi turistik: Ja prurjet spektakolare të sezonit
Next articleKANADA – Bilanci i të nxehtit ekstrem arrin në 54 të vdekur