Home Aktualitet Lajme Reagon Lëvizja Besa, në lidhje me kërcënimet ndaj “Eco-Guerillas”

Reagon Lëvizja Besa, në lidhje me kërcënimet ndaj “Eco-Guerillas”

2
0

Pas konferencës për shtyp nga ana e organizatës joqeveritare “Eco Guerilla”, e cila potencoi se është kërcënuar nga ana e qeverisë, që të mos reagojnë në lidhje me Jugohromin, pasiqë sipas kësaj oranizate, pritet që të filloj me pune kjo kompani, edhe pse nuk i ka vendosur filtrat,transmeton Tetovanews.

Pas këtij “kërcënimi” ka qenë i menjëhershëm reagimi i Lëvizjes Besa, e cila ka dënuar këto akte kundrejt oranizatës Eko Guerilla, dhe duke i bërë apel qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse që të mbajnë duart larg nga sektori civil dhe nga “Eco-Guerilla”, të lejoj që ta bëj punën e tyre ashtu siç duhet dhe as mos te mendoj politizimin dhe shantazhimin ndaj udhëheqësve të sektorit civil.

Ky është reagimi i plotë:

Pas reagimit nga organizata jo qeveritare “Eco-Guerilla” për kërcënim dhe për ofrimin e parave nga persona të ndryshëm që janë pjesë e pushtetit, me qëllim që të heshtin për dukuritë negative në shoqëri dhe në veçanti për të hequr dorë nga “helmuesi kryesorë” i Pollogut, “Jugohromi”, Lëvzija Besa i dënon ashpër këto kërcënime që po i bëhen sektorit civil që po punon në të mire e të gjithë qytetare. Lëvizja Besa apelon deri tek qeveria dhe deri tek institucionet përgjegjëse që të mbajnë duart larg nga sektori civil dhe nga “Eco-Guerilla”, të lejoj që ta bëj punën e tyre ashtu siç duhet dhe as mos te mendoj politizimin dhe shantazhimin ndaj udhëheqësve të sektorit civil.

Ne si Lëvizje Besa e inkurajojmë sektorin civil që të ngrit zërin ndaj çdo të keqe, të mos zbrapset nga kërcënimet e qeverisë, por të vazhdoj ende që të jenë zëri i qytetarëve dhe zëri i gjithë popullit. Gjithashtu sektori civil do të ketë mbështetje të fuqishme nga Lëvizja Besa për të vazhduar kontributin e tyre në shoqëri.

Zyra për informim/Kabineti i Kryetarit Bilall Kasami

Previous articleBARCELONA PREZANTON FANELLAT E DYTA – SHIKONI ME CILËN EPOKË NGJASOJNË (VIDEO)
Next articleKonjufca: Thaçi kërcënoi popullin kur e krahasoi Kosovën me Palestinën