Real Madridi ka konfirmuar interesimin për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Eden Hazard.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” ka njoftuar se të shtunën (nesër), “Los Blancos” do të zhvillojnë një takim me menaxherin e Hazardit, për të formalizuar ofertën për blerjen e yllit belg.Real Madrid është i gatshëm të paguajë jo më tepër se 125 milionë euro për transferimin e Hazardit.

Po ashtu, Real Madrid dhe Chelsea janë duke negociuar transferimin e portierit Thibaut Courtois në “Santiago Bernabeu”.