Real Madridi synon që në Santiago Bernabeu ta sjellë yllin e Interit, Mauro Icardi, raporton Marca.

Ekipi i Julen Lopetegui në vazhdimësi është në kërkim të një zëvendësuesi të Cristiano Ronaldos që në këtë afat kalimtar u transferua te Juventusi, transmeton Koha.net.

Një nga yjet që mund të bashkohet me kampionin e Evropës është edhe sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, për të cilin Interi kërkon 110 milionë euro.