Vlera e dollarit amerikan u rrit pasi kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell dha një opinion optimist për ekonominë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përforcoi pikëpamjet se Rezerva Federale ishte në rrugën e duhur për të rritur normat e interesit në mënyrë të qëndrueshme.

Aktualisht një euro shkëmbehet me 1.1654 dollarë amerikan.

Në dëshminë e tij në Kongres, Poëell, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vite me radhë janë në një rritje të qëndrueshme, ndërkohë që s’kualifikonte rreziqet që lidhen me një luftë tregtare.

Shkëmbimi valutor ndërmjet dollarit amerikan dhe euros duhet të presë të mbetet nën presion pasi leximi i dytë mbi inflacionin e Bashkimit Evropian. Inflacioni pritet ta prek nivelin 2 për qind, ndërsa inflacioni bazë duhet të arrijë në 1 për qind. /Telegrafi/