Drejtësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ngritur padi ndaj 12 zyrtarëve të shërbimeve inteligjente të Rusisë për interferim përmes sistemeve kompjuterike në Komitetin zgjedhor Nacional të Partisë Demokrate, gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane më 2016, raporton BBC, transmeton Gazeta Metro.

Zëvendësi i Prokurorit të Përgjithshëm, Rod Rosenstein, ka thënë që agjentët rusë kanë përdorur programe speciale kompjuterike për të përgjuar emailet dhe komunikimet tjera të demokratëve.

Hetimet amerikane për përzierjen e rusëve në zgjedhje deri më tani kanë nxjerrë 20 aktakuza për shumë persona e kompani.

Akuza thotë që rusët kishin filluar fushatën e hakimeve ndaj amerikanëve në mars të vitit 2016, duke vjedhur emailet e vullnetarëve dhe punëtorëve që punonin për fushatën e kandidates Hillary Clinton.

Interferimi rus ndihmoi presidentin aktual, Donald Trump, që të fitojë zgjedhjet dhe të mundë Clintonin. /gazetametro.net