Rusia është e gatshme të bëjë çdo gjë që mundet që ta destabilizojë Ballkanin, kështu u tha në takimin e Komitetit për punë të Jashtme të Britanisë së Madhe.

Ky konstatim doli nga takimi që u mbajt në vigjilje të përfundimit të samitit për Ballkanin Perëndimor, që u mbajt në Londër. Në njoftim thuhet se BE ka lënë anash Ballkanin dhjetë vjetët e fundit në mënyrë që Rusia, Kina e Turqia kanë përfituar nga kjo gjendje, njofton “Blic”.

Njoftimi bazohet nga analiza e gjendjes në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që ndikimi rus vlerësohet të jetë më i dobëti, kjo ngase prezenca ekonomike ruse është më e pakta, ndonëse Moska është e gatshme në çdo aspekt.

“Rusia është e gatshme të bë çdo gjë që i vije në dorë që ta destabilizojë Ballkanin, rrugën e tij drejt stabilitetit e demokratizimit. Kjo shihet në mbështetjen e një përpjekjeje në organizimin e puçit në Mal të Zi, më 2016”, thuhet në njoftimin e dhënë nga Komitetit britanik, transmeton televizioni publik.

Komiteti gjithashtu thekson veprimet e ndërlidhura të Rusisë që nisin me ftohjen e marrëdhënieve diplomatike midis Rusisë dhe Greqisë, kur Athina dëboi katër diplomatë rusë për shkak të aksionit të tyre të vazhdueshëm antigrek, si dhe pengesa ruse e nënshkrimit të një marrëveshjeje midis Shkupit dhe Athinës mbi emrin e ri të Maqedonisë.

Sipas analistit, Robert Kuper, rusët janë tejet të aftë të përkeqësojnë situatat e ndera. Me këtë konstatim pajtoheshin shumica nga pjesëmarrësit e Komitetit.

Në Komitet thuhet se Rusia ka për qëllim që përmes kryetarit të RS të BeH, Millorrad Dodik, të destabilizojë BeH e si shembull përmenden kërcënimet e përhershme të Dodikut për referendumin për shkëputjen e RS ndaj BeH.