Home Aktualitet Lajme Samiti i NATO-s, Ivanov nuk ftohet në ceremoninë e ftesës për Maqedoninë

Samiti i NATO-s, Ivanov nuk ftohet në ceremoninë e ftesës për Maqedoninë

2
0

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov duket se nuk do te jetë i ftuar që të merr pjesë në dhënien e ftesës në NATO që duhet të mbahet këtë javë në Bruksel, publikon portali “Nezavisen”.

Shefi i shtetit, sipas njoftimeve, do ta humb edhe ceremoninë ku sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, do t’ia dorëzoj edhe formalisht Kryeministrit Zoran Zaev ftesën për anëtarësim të Maqedonisë në Këshillin Euroatlantik.Në agjendën e delegacionit të Maqedonisë e cila do të udhëtojë për në Bruksel nuk figuron emri i Kryetarit të shtetit.

Nga Qeveria, “Nezaviesn” ka marrë përgjigje se Ivanov nuk është në atë delegacion dhe se ftesat për pjesëmarrje në Samit i dërgojnë nga NATO.

Nga zyra e Ivanov, nuk kanë dhënë informacione se Kryetari i shtetit ka marr ftesë eventuale nga NATO.

Previous articleStudimi: Vitamina D, faktor mbrojtës kundër diabetit
Next article“Vojvodat” protestuan para policisë në Tetovë, mesazhe luftënxitëse dhe urrejtje ndaj shqiptarëve