Pas zyrtarizimit të Sarri si trajner i Chelsea në Premier League, tek blutë e Londrës ka ardhur dhe një tjetër zyrtarizim. Bëhet fjalë për mesfushorin italian, por me origjinë braziliane, Jorginho.

Pak a shumë pritej një kalim i Jorginho në “Stamford Bridge”, menjëherë pasi Sarri mori drejtimin e skuadrës londineze. Një lajm aspak i mirë për Manchester City, skuadër që kërkonte me ngulm shërbimet e 26-vjeçarit.

Si Sarri, ashtu dhe Jorginho, do të nisin një epokë të re në Londër dhe të dy shpresojnë që të jenë pjesë e rëndësishme e rimëkëmbjes së klubit.