Home Rajoni Shkarkohet gjyqtari Artan Lazaj, nuk justifikonte pasurinë

Shkarkohet gjyqtari Artan Lazaj, nuk justifikonte pasurinë

1
0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur ditën e sotme shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj.

Sipas KPK-së, gjyqtari Lazaj nuk e justifikon pasurinë e tij.

Në momentin e vendimit gjyqtarit Artan Lazaj ishte i pranishëm në sallë.
8 ditë më parë, Artan Lazaj u shpreh për mediat se kërkonte nga KPK që të kishte kujdes me gjyqtarët që shkarkonte, pasi ai vetë dhe të tjerë, janë kërcënuar nga kriminelë që i kanë dënuar.
“Është fakt i njohur gjerësisht kur u shkëputa si gjyqtar dhe isha pjesë e KQZ, jam kërcënuar. Ka shkrime nga njerëz që unë kam dënuar. Me këtë doja të jepja një mesazh që jo vetëm për mua por edhe për shumicën e gjyqtarëve që kanë dhënë drejtësi. Këta që janë dënuar kush i ka dënuar? Ne i kemi dënuar. Sidomos në këtë pjesë, KPK duhet të ketë shumë kujdes. Nuk them që të shmanget hetimi i së vërtetës por të shikohet edhe kjo”, u shpreh gjyqtari i Tiranës./lapsi.al/

Previous articleAnulohet sërish seanca për rastin ‘Monstra’
Next articleNë Shkup përkujtohet 11 korriku, dita e masakrës së Srebrenicës