Home Aktualitet Lajme SKANDALOZE/“Kollitet si qen” diagnoza që jep mjeku nga Kërçova

SKANDALOZE/“Kollitet si qen” diagnoza që jep mjeku nga Kërçova

2
0

Kollitet si qen” është diagnoza që një mjek nga Kërçova ka dhënë për një nga pacientët e tij, informon MEDIAL.
Medial i përkujton mjekut në fjalë “Betimin e Hipokratit” sipas të cilit edhe duhet të veprojnë të gjithë mjekët e botës.

“Në çastin kur po hy në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë apsolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal.”

Previous articleAnulohet gjykimi për rastin “Monstra”
Next articleVideo e papublikuar deri më tani: Zyrtarët amerikanë duke i thënë Ibrahim Rugovës, “Rroftë Kosova”