Home Aktualitet Kosovë Sondazhi në Kosovë: Nga Mustafa tek Kurti dhe Ahmeti, nëse bëhen zgjedhjet...

Sondazhi në Kosovë: Nga Mustafa tek Kurti dhe Ahmeti, nëse bëhen zgjedhjet sot ja kush fiton

2
0

Edhe një sondazh i ri e nxjerr LDK-në që drejtohet nga Isa Mustafa si partinë e parë në Kosovë, nëse do mbaheshin zgjedhjet e parakohshme.

Kjo parti, sipas sondazhit të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), prin me 30.8 % duke lënë pas PDK-në e Kadri Veselit me 23 %.

Këtë të fundit e ndjek nga pas Vetëvendosje e Kurtit me 21.2 %, që i bie është më pak vetëm 1.8 %, shifër që mund ta rikthej në favor të vetin deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Edhe pse Ramushi është në pushtet, partia e tij AAK është shumë pas vetëvendosësve me vetëm 10.04 %.

Sipas sondazhit, NISMA Socialdemokrate e Fatmir Limajt kurdo që mbahen zgjedhjet nuk do ta ketë kalimin e pragut zgjedhor prej 5% nëse vendos të garoi si parti e vetme, pasi ka marrë përkrahje prej 6.3 %.

Më së dobëti nga partitë shqiptare ka dalë Partia Socialdemokrate e Shpend Ahmetit pasi sondazhi ka konfirmuar të dhënat e paraqitura nga kryevetëvendosësi Albin Kurti për kët1% parti me 2.4% të votave.

Ndërkaq Lista Serbe ka përkrahje prej 2 %, kurse 4.1% partitë e tjera.

Sipas KDI-së, kanë qenë 11.6% e të anketuarve që kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjen se për cilën parti do të votonin në zgjedhjet e parakohshme.

Previous articleElbasan dhe Durrës, banorët të tmerruar nga lëkundjet e tokës (VIDEO)
Next articleManjati kinez vdes në Francë, bie nga muri ndërsa bënte fotografi