Presidenti i SHBA, Donald Trump, do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, të hënën, në fund të një turi të trazuar europian gjatë të cilit ai kritikoi, aleatët e tij, njofton BBC.

Trump tha se kishte “një pritshmëri të vogël” përpara bisedimeve që do të mbahen në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, por shtoi se “ndoshta disa të mira” do të dilnin prej kësaj.Takimi shumë i pritur vjen pasi 12 rusë u akuzuan se kishin bërë ndërhyrje kompjuterike gjatë zgjedhjeve amerikane në 2016.

Trump tha se ai do ta ngrinte këtë çështje, por samiti nuk ka ndonjë axhendë zyrtare.

Rusia i mohon akuzat dhe thotë se i sheh këto bisedime si një mjet për përmirësimin e marrëdhënieve.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara John Bolton tha se të dy palët kanë rënë dakord që takimi të mos ketë axhendë të caktuar. Por ai tha se e shihte “zor të besueshme” që zoti Putin të mos dinte për “ahekrimin” e zgjedhjeve në SHBA nuk e dinte për hakmerjen e zgjedhjeve dhe se kjo çështje do të përmendej.

“Kjo është një nga qëllimet e këtij takimi, aty Presidenti mund të shihet sy më sy Presidentin Putin dhe ta pyesë për këtë”, tha ai/SYRI.NET/