Home Aktualitet Kosovë Takim Thaçi-Vuçiq, javën e ardhshme

Takim Thaçi-Vuçiq, javën e ardhshme

2
0

Do të mbahet më 18 korrik takimi i radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Është Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, e cila ka ftuar në takim të dy palët përfaqësuese të Kosovës dhe Serbisë për javën e ardhshme.

Kjo është konfirmuar nga një njoftim për media ku thuhet se takimi do të zhvillohet në kontekstin e vazhdimit dhe lehtësimit të dialogut.

Në takim pritet të bëhet shqyrtimi i progresit mbi marrëveshjet gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve deri më tani.

“Planifikimi i hapave dhe takimeve të ardhshme, me qëllim që të sigurohet që puna në mes dy palëve të vazhdojë me ritëm të intensifikuar”, thuhet në deklaratë.

Previous articleLSDM: Anëtarësimi për hyrje në NATO është sukses historik
Next articleMay: Takimi Trump-Putin duhet të zvogëlojë rrezikun e konfliktit NATO-Rusi