Home Bota Treni në Turqi del nga shinat, 24 të vdekur

Treni në Turqi del nga shinat, 24 të vdekur

2
0

Ka shkuar në 24 të vdekur dhe mbi 60 të plagosur bilanci i viktimave të aksidentit të tmerrshëm hekurudhor një dite më parë në Turqi.

Sipas mediave turke, aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu, të provincës Tekirdag. Mësohet se vagonat e trenit kanë dalë nga shinat si pasojë e shiut. Por CNN turk ka raportuar se shkak për aksidentin është bërë një urë e shembur.
Treni kishte 360 persona në bord dhe po udhëtonte nga Kapikule në Stamboll.

Previous articleSë paku 5 mijë të diplomuar çdo vit në Kosovë, por pak arrijnë të gjejnë një punë falë asaj diplome
Next articleMoti sot i ndryshueshëm, temperatura në rënie