Home Bota Trump i nervozuar para Samitit të NATO-s

Trump i nervozuar para Samitit të NATO-s

4
0

Ende pa nisur samiti i NATO-s në Bruksel, Donald Trump ka shfaqur pakënaqësite e tij për kontributin e aleaëeve në një deklaratë për mediat.

Fryma nuk është më e mira e mundshme për Samitin e NATO-s. Kjo u duk qartë edhe në nisjen e presidentit amerikan për Europë, ku në ndalesën e zakonshme përpara gazetarëve, Trump rikujtoi se europianët paguajnë shumë pak detyrime.

Donald Trump: NATO nuk na ka trajtuar në mënyrë të ndershme. Ne paguajmë shumë, ata paguajnë shumë pak, por mendoj se diçka do të bëjmë.

Nuk vonoi reagimi i BE. Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, tha se Trump kritikon Europën çdo ditë.

Donald Tusk : E dashur Amerikë, vlerësoi miqtë e tu, pasi në fund të fundit, nuk ke dhe aq shumë të tillë. Dua t’i kujtoj presidentit amerikan se Europa ishte e para që u përgjigj kur SHBA-të u sulmuan më 11 Shtator 2001. Ushtarët europianë luftuan sup më sup me ata amerikanë në Afganistan. 870 ushtarë të guximshëm europianë sakrifikuan jetën e tyre.

Tusk i kujtoi gjithashtu presidentit Trump që këtë ta mbajë mend në takimin e 16 Korrikut në Helsinki me Vladimir Putinin, pasi siç tha ai, është gjithmonë mirë të dish se cili është miku strategjik dhe cili është problemi strategjik.

Tv Klan

Previous articleDonald Trump paditet nga shoferi: Nuk më ka paguar për orët jashtë orarit
Next articleTwitter pastron rrjetin social, mbyll 70 milion adresa